Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e kërcënoi Iranin me “një përgjigje shumë të ashpër” nëse ky i fundit kryen ndonjë sulm ushtarak kundër Tel Avivit.

Kërcënimi u bë gjatë një konference për shtyp që Netanyahu mbajti të hënën në mbrëmje në Jerusalem me udhëheqësin e Administratës Qipriote Greke, Nikos Christodoulides dhe kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis .

“Çdo veprim kundër Izraelit do të përballet me një përgjigje shumë të ashpër”, tha Netanyahu.

Tensionet janë përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit ditët e fundit, për shkak të akuzave izraelite ndaj Teheranit për përshpejtimin e prodhimit të raketave balistike.

Izraeli nisi një sulm të papritur ndaj Teheranit më 13 qershor, duke synuar objekte ushtarake, bërthamore dhe civile, si dhe komandantë të lartë ushtarakë dhe shkencëtarë bërthamorë.

Teherani nisi sulme hakmarrëse me raketa dhe dronë, ndërsa SHBA-të bombarduan tre centrale bërthamore iraniane . Konflikti 12-ditor u ndal sipas një armëpushimi të sponsorizuar nga SHBA-të që hyri në fuqi më 24 qershor.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb