Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka folur për mediat para takimit të dytë me presidentin amerikan Donald Trump ku u shpreh se çdo plan për të ardhmen e Gazës nuk mund të përfshijë Hamasin.
Duke folur në Capitol Hill, Netanyahu theksoi se Izraeli është i vendosur të përmbushë të gjitha qëllimet e luftës në Gaza: të lirojë të gjithë pengjet tona, të shkatërrojë kapacitetet ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit dhe të sigurojë që Gaza të mos jetë më një kërcënim për Izraelin.
“Kjo do të thotë jo Hamas. Kjo duhet të kuptohet”, tha Netanjahu.
Strategjia do të përfshijë “disa lëvizje që janë shumë të dhimbshme dhe disa që janë shumë të dhimbshme për Hamasin”, tha Netanyahu, por rezultati do të jetë “lirimi i pengjeve tona dhe mposhtja e Hamasit”.
Pavarësisht thirrjeve në rritje ndërkombëtare për përmbajtje, Netanyahu hodhi poshtë nevojën për transparencë rreth strategjisë ushtarake të Izraelit, duke thënë: “Ne po luftojmë një armik shumë mizor dhe cinik, dhe nuk kemi nevojë t’i tregojmë planet tona.”
(BalkanWeb)
