Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se qeveria e tij po punon me Presidentin amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Po punojmë për të. Nuk është finalizuar ende, por po punojmë me ekipin e Presidentit Trump, realisht, ndërkohë që flasim.”, tha Netanyahu.
Netanyahu shtoi se kërkon në këtë plan kërkon çmilitarizim të Gazës dhe lirimin e të gjitha pengjeve izraelite që mbahen nga organizata islamike e Hamasit.
“Shpresoj që ta bëjmë realitet, sepse duam të lirojmë pengjet tona, duam të heqim qeverisjen e Hamasit, të çarmatosim ata, të demilitarizojmë Gazën dhe të krijojmë një të ardhme të re për gazianët dhe izraelitët, dhe për të gjithë rajonin,” shtoi ai.
