Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, në një video të publikuar nga zyra e tij, ka qenë i qartë dhe i prerë lidhjet me bisedimet e fundit që po bëhen për të vendosur paqen dhe lirimin e pengjeve nga ana e Hamasit.
“Jemi të vendosur t’i kthejmë të gjithë pengjet në shtëpi. Në fillim të këtij armëpushimi, ne do të hyjmë menjëherë në negociata për t’i dhënë fund përgjithmonë luftës. Por për të arritur këtë qëllim, duhet të ketë kushte minimale: çarmatimi i Hamasit, demilitarizimi i Gazës dhe asnjë kapacitet ushtarak ose qeverisës për Hamasin” – u shpreh Benjamin Netanyahu.
Më tej kryeministri izraelit shtoi: “Nëse këto mund të arrihen përmes diplomacisë, aq më mirë. Por nëse kjo nuk ndodh brenda 60 ditëve nga armëpushimi, ne do ta arrijmë atë me mjete të tjera, përmes përdorimit të forcës, fuqisë së ushtrisë sonë heroike”..
(BalkanWeb)
