Benjamin Netanyahu në fjalën e tij në Parlamentin izraelit ka deklaruar se “armiqtë tanë tani e kuptojnë se sa i fuqishëm dhe sa i vendosur është Izraeli”.
“Ata e kuptojnë se sulmi ndaj Izraelit më 7 tetor ishte një gabim katastrofik. Ata e kuptojnë se Izraeli është i fortë dhe se Izraeli është këtu për të qëndruar”, tha ai.
Netanyahu shtoi gjithashtu se Izraeli ka paguar një çmim të lartë për luftën në Gaza, por e përshëndet kthimin e pengjeve sot si një “ditë të rëndësishme”.
“Në fillim të luftës, premtova t’i ktheja të gjithë pengjet në shtëpi. Sot, me ndihmën e domosdoshme, ndihmën e vendosur dhe të fokusuar, ndihmën e pandërprerë të Presidentit Trump dhe me sakrificën dhe guximin e jashtëzakonshëm të ushtarëve të Izraelit, ne po e përmbushim këtë premtim”, tha ai.
