Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi anëtarësimin në forcën ndërkombëtare të sigurisë në Gaza, duke shtuar se Izraeli do të jetë vendimmarrësi i vetëm se cilat vende do të bashkohen.

Marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Hamasit dhe Izraelit përcakton që një koalicion i fuqive kryesisht arabe dhe myslimane do të vendosë trupa në territorin palestinez.

Por Netanyahu, i cili kundërshton rolin e Turqisë, rivalit të tij rajonal, tha: “Ne e kemi bërë të qartë se, në lidhje me forcat ndërkombëtare, Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb