Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se më shumë se gjysma e objektivave të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit janë arritur, por nuk pranoi të thoshte se kur do të mbaronte konflikti.
Në një intervistë me rrjetin televiziv amerikan Newsmax, ai gjithashtu sugjeroi që regjimi iranian mund të shembet nga brenda, duke sqaruar se ndryshimi i regjimit nuk është një qëllim zyrtar i operacioneve.
Benjamin Netanyahu, duke folur për rrjetin televiziv amerikan të krahut të djathtë Newsmax, vuri në dukje se zhvillimi i operacioneve ushtarake është në një fazë të avancuar, pa specifikuar një afat kohor për përfundimin.
“Ne jemi qartësisht duke kaluar gjysmën e rrugës. Por nuk dua të përcaktoj një afat kohor”, tha kryeministri izraelit në intervistën, e cila u transmetua në ditën e 31-të të luftës kundër Republikës Islamike.
Kryeministri izraelit shprehu vlerësimin se regjimi në Iran mund të shembet nga brenda, por përsëriti se ndryshimi i regjimit nuk është ndër qëllimet e luftës së nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Republikës Islamike më 28 tetor.
“Mendoj se ky regjim do të shembet nga brenda. Por tani për tani, ajo që po bëjmë është ndryshimi i aftësive të tij ushtarake, aftësive të tij balistike, aftësive të tij bërthamore, dhe gjithashtu dobësimi i tij nga brenda”, tha Netanyahu.
