Nëse Irani bën gabimin e sulmit ndaj Izraelit, do të përballet me një përgjigje që as nuk mund ta imagjinojë.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e tha këtë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Ushtrisë së Mbrojtjes.
Netanyahu theksoi se Izraeli po punon krah për krah me aleatin e tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, kundër kërcënimit iranian.
Sipas tij, gjatë takimit të tij me Presidentin e SHBA-së Donald Trump në Uashington javën e kaluar, ai shpjegoi qëndrimin e Izraelit mbi parimet kryesore të negociatave me Iranin.
Duhet theksuar se tensionet në rajon janë rritur ndjeshëm ditët e fundit. SHBA-të kanë vendosur forca të konsiderueshme detare dhe ajrore në rajon. Sipas raportimeve, ky është vendosja më e madhe e forcave amerikane në rajon që nga viti 2003.
Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh mbi programin e tyre bërthamor, Shtëpia e Bardhë ka thënë se qëndrimet e palëve janë ende shumë larg njëra-tjetrës. Trump ka deklaruar se një vendim për Iranin do të merret brenda dhjetë ditëve të ardhshme.
