Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hezbollahun “kudo që të jetë e nevojshme”, pas një marrëveshjeje armëpushimi midis SHBA-së dhe Izraelit.

Izraeli ka deklaruar më parë se armëpushimi nuk e përfshin Libanin, megjithatë Irani thotë se sulmet e vazhdueshme të Izraelit kundër Libanit barazohen me një “shkelje të rëndë” të marrëveshjes .

Netanyahu tha: “Mesazhi ynë është i qartë: Kushdo që vepron kundër civilëve izraelitë do të jetë në shënjestër.”

“Ne do të vazhdojmë të sulmojmë Hezbollahun kudo që të jetë e nevojshme, derisa të rivendosim sigurinë e plotë për banorët e veriut”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb