Zyra e Kryeministrit izraelit njoftoi se “sipas planit 20-pikësh të Presidentit Trump, Izraeli ka rënë dakord të hapë pikën kufitare Rafah me një hapje të kufizuar vetëm për kalimin tranzit të njerëzve, sipas një mekanizmi kontrolli të plotë izraelit”.

“Hapja e kalimit kufitar ishte e kushtëzuar nga kthimi i të gjithë pengjeve gjallë dhe një angazhim 100% nga Hamasi për kthimin e të gjithë pengjeve, të vdekur dhe të gjallë.

Aktualisht, IDF po kryen një operacion për të sjellë në Izrael burrin e rrëmbyer, Ran Gvily. Pas përfundimit të operacionit, Izraeli do të hapë kalimin kufitar të Rafah.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb