Pas marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu dhe partia e tij shënojnë një rritje të lehtë në mbështetjen popullore, ndërsa rivali i tij më i afërt, ish-kryeministri Naftali Bennett, bie në nivelin më të ulët deri tani, sipas një sondazhi të publikuar ditën e djeshme.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, sipas sondazhit, Likud i Netanyahut do merrte 27 vende (nga 25 javën e kaluar), Naftali Bennett me partinë e re “Bennett 2026” do merrte 19 vende, një rënie nga 22 që ishte, Otzma Yehudit e Itamar Ben Gvir do merrte 6 vende, nga 9 javën e kaluar, Religious Zionism e Bezalel Smotrich nuk arrin të kalojë pragun elektoral (vetëm 2.3%).

Sipas burimeve, blloku i partive opozitare në Izrael nëse bashkohen kalojnë ato pro-Netanyahut, por ky sondazh i fundit i tregon një rënie për komplet opozitën ku nuk arrijnë dot të krijojnë qeverinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb