Ministria e Jashtme turke ka lëshuar një breshëri zjarri ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pas deklaratës së tij që njeh gjenocidin e armenëve dhe grekëve pontikë duke e hedhur poshtë deklaratën si “të papajtueshme me faktet historike dhe ligjore”.

“Deklarata e Netanyahut në lidhje me ngjarjet e vitit 1915 është një përpjekje për të shfrytëzuar ngjarjet e dhimbshme të së kaluarës për arsye politike”, tha Ministria e Jashtme .

“Netanyahu, i cili është në gjyq për rolin e tij në gjenocidin e kryer kundër popullit palestinez, po përpiqet të mbulojë krimet e kryera nga ai vetë dhe qeveria e tij. Ne e dënojmë dhe e hedhim poshtë deklaratë, e cila është në kundërshtim me të dhënat historike dhe ligjore”, përfundon deklarata 

Kujtohet se Netanyahu deklaroi dje për herë të parë se njeh gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane kundër armenëve, asirianëve dhe grekëve pontikë në fillim të shekullit të 20-të.

Sipas Times of Israel, Izraeli deri më tani e ka shmangur njohjen e tij, nga frika se kjo do të dëmtonte marrëdhëniet e tij me Turqinë, e cila mohon kategorikisht se ka pasur një gjenocid.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb