Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, iu drejtua drejtpërdrejt popullit iranian me një mesazh të fortë politik, duke deklaruar se sulmet e ndërmarra do t’i ndihmojnë ata “të çlirohen nga tirania”.

Në një deklaratë publike, Netanyahu u shpreh se qytetarët iranianë kanë një “shans që vjen një herë në një brez” për të përmbysur regjimin aktual në Iran.

“Dilni në rrugë masivisht dhe kryejeni punën”, tha ai, duke shtuar se është “koha e duhur që të bashkoheni dhe të angazhoheni në atë që e cilësoi si një mision historik”.

Kreu i qeverisë izraelite foli gjithashtu për sulmin ndaj kompleksit të udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në Teheran, duke pretenduar se ka “shenja në rritje ky diktator ka ndërruar jetë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb