Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Ministri i Çështjeve Ushtarake të Izraelit, Yoav Gallant do të ndalohen të udhëtojnë në 124 vende nëse Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshon urdhër arrestin e tyre.

Një media hebraike raportoi se nëse gjyqtarët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale lëshojnë një urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrin e çështjeve ushtarake të Izraelit, Yoav Gallant, atyre do t’u ndalohet të udhëtojnë në 124 vende të botës.

Kryeprokurori në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) ka aplikuar për një urdhër arresti kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu për krimet e luftës të regjimit dhe sulmet sistematike kundër palestinezëve në Gaza të hënën.

Një urdhër-arresti është kërkuar edhe për ministrin e çështjeve ushtarake të Izraelit, Yoav Gallant, në sfondin e fushatës së përgjakshme shtatë mujore të ushtrisë në territorin e rrethuar palestinez. Ky kurs veprimi në ICC, me qendër në Hagë, shënon lëvizjen e parë të tillë kundër kreut të një aleati të ngushtë të Shteteve të Bashkuara. Kur raportet u shfaqën muajin e kaluar në lidhje me kërkimin e një kursi veprimi nga kryeprokurori i ICC-së, administrata e Presidentit Joe Biden nxitoi ta dënoi masën, duke thënë se “GJPN-ja nuk ka juridiksion në këtë situatë dhe ne nuk e mbështesim hetimin e saj. ” Gjykata ka hetuar veprimet e Izraelit në territoret e pushtuara për tre vitet e fundit – dhe së fundmi edhe luftën brutale në Rripin e Gazës. Netanyahu i kërkoi Bidenit të parandalonte urdhër-arrestet kundër zyrtarëve të regjimit.

 

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb