Në festivalin “Netët e Bejkës së Bardhë” që zhvillohet prej 5 vitesh në Pilur do të performojnë 14 grupe polifonike, bëri të ditur për News24, gazetarja Anila Ahmataj.

Këto grupe do të performojnë për dy netë me rradhë (7-8 qershor).

Mbrëmjen e sotme do të performojnë 6 grupe folklorike të këngës labe, duke përcjellë më së miri traditën, kulturën, ritet, doket dhe zakonet, në çdo bashki që këndohet kënga labe.

Gazetarja tha se ky është viti i 5-të që organizohet ky festival nën udhëheqjen artistike të Kristo Çipa.

Pjesëmarrës në këtë festival është edhe grupi autoktonët, pjesë e së cilës është edhe një vajzë 13 vjeçe.

Festivali që zhvillohet në Pilur është kthyer tashmë në një traditë duke sjellë në vëmendje trashëgiminë e pashtershme të këngës e shpirtit të një populli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb