Shefi i Shtabit të Përgjithshëm i Ushtrisë Shqiptare, Bajram Begaj, gjatë fjalës së tij në ceremoninë për arritjen e neutralizimit të flakëve dhe vendosjet në kontroll të tyre, falënderoi të gjithë efektivët e FA dhe aleatët për ndihmën.

Ai tha se ndërhyrja e efektivëve të Forcave të Armatosura, rezultuan efikase për neutralizimin e flakëve dhe moscënimin e shtëpive, pyjeve dhe gjësë së gjallë.

Begaj siguroi ndër të tjera se ushtria shqiptare do të jetë gjithmonë e gatshme për të ndërhyrë në situata të tilla emergjente, që cënojnë sigurinë kombëtare.

“Kam nderin të hap këtë ceremoni në përfundim të disa javëve punë intensive, për të shprehur mirënjohjen dhe besimin për institucionet e emergjencave civile. Shpreh falënderimet për të gjithë efektivët e FA që u përfshinë në kontrollet dhe shuarjet e zjarreve. Rreth tre javë u përballëm me vatrat e zjarrit, në Gjirokastër në Korçë, Mirditë e Kukës, e në të gjithë vendit.

Situata është e vështirë, por u kujdesëm për të minimizuar dëmet dhe shpëtuar jetën. Ndërhyrja e FA ishte vendimtare të shpëtoheshin njerëzit, kafshët, banesat dhe pyetjet. Ndërhyrja jonë rezultoi efikase dhe të gjithë bashkë ia dolëm të kontrollonim vatrat. Do të doja të falënderoja Republikën e Holandës, Çekisë dhe SHBA-të për ndihmën e dhënë. Këtë herë kushtet natyrore u keqpërdorën nga persona që vendosnin zjarrin me qëllim. Duke uruar që të mos kemi më raste emergjencash natyrore, siguroj kryeministrin dhe ministrin se FA do të jenë gjithmonë të gatshëm për të mbështetur sigurinë civile”, tha Begaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: