Në Sport News në News 24, në bashkëbisedimin me Trevisa Tufën, “ikona” e kombëtares, Klodian Duro thekson fakti se kjo është koha e duhur që në stolin e kombëtares të ulet një trajner shqiptar.
Më bëri përshtypje një koment i legjendës Vasil Ruci në News24, i pyetur nëse ishte pro apo kundër idesë për të patur në krye të kombëtares një trajner shqiptar. Vendosni kë të doni u shpreh, mjafton të jetë inteligjent. Ju si mendoni a ka ardhur koha për një trajner shqiptar?
Unë besoj që ka ardhur koha, në fillimet e tij i kam dhënë të drejtë Dukës. Në fillim shkolla e trajnimit nuk kishte këto kushte që ka sot. Sot jemi të licensuar në UEFA, Federata është rritur në nivel. Ka ardhur koha që kjo federatë të prodhojë trajner për ekipin kombëtar. Unë mendoj që me lojtarët që ka Shqipëria, jam i bindur që çdo vit e dërgojmë në Europian dhe e dërgojmë në botëror për herë të parë.
