Një video është publikuar nga policia e Nju Jorkut, që tregon shpëtimin e një gruaje që ishte varur në një rrokaqiell 54-katëshe.
Pamjet janë nga një kamerë e veshur nga një prej oficerëve. Incidenti ka ndodhur më 1 maj në qendër të Manhattan.
Policët heronj dolën nga pjesa e jashtme e xhamit mbrojtës teksa një “grua e shqetësuar” ishte e varur në qoshe, mes dy xhamave, siç përshkruhet nga mediat lokale.
Pasi u shpëtua, ajo u dërgua në një vend të sigurt dhe deri më tani, nuk dihet arsyeja që detyroi gruan të merrte këtë veprim ekstrem.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb