SHBA- “New York Post” ka shkruar se Obama do të rikthehet për të kundërshtuar Presidentin amerikan Donald Trump. Ish-Presidenti i SHBA Barack Obama duket se ka vendosur që të rikthehet në qendër të vëmendjes dhe të dalë kundër Trump shkruan “New York Post” . Sipas kësaj gazete, Obama do të udhëheqë një protestë kundër Presidentit Trump. Bëhet fjalë për 30 mijë protestues që do të marshojnë drejt Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër Donald Trump. Këtë marshim Obama do ta bëjë përmes një rrjeti të organizatave jofitimprurëse. Në këtë fushë po planifikon ish-Presidenti Barack Obama që të angazhohet pas tërheqjes nga politika amerikane ku qëndroi për dy mandate si president i SHBA-ve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb