Shtetet e Bashkuara të Amerikës po planifikojnë një zgjerim ushtarak në Groenlandë dhe Pentagoni po negocion me Danimarkën për akses në tre zona të tjera në atë ishull arktik, gjë që është një sinjal i qartë se interesi i Presidentit të SHBA-së Donald Trump në atë ishull të madh arktik nuk është dobësuar, shkruan New York Times.

Sipas raportimeve, SHBA-të po negociojnë me Danimarkën për të marrë përsipër tre baza të tjera, përfshirë dy që amerikanët i kishin braktisur më parë.

Gjenerali amerikan Gregory M. Guillot, komandant i Komandës Veriore të SHBA-së, tha gjithashtu se ushtria amerikane dëshiron “qasje më të madhe në baza të ndryshme përreth Grenlandës”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: