Donald Trump do të flasë me Volodymyr Zelensky të hënën në lidhje me një shkëmbim territoresh me Rusinë, raporton New York Times.

Gjiganti mediatik amerikan citon burime që thonë se udhëheqësit evropianë janë ftuar të marrin pjesë të hënën. Nuk dihet nëse Zelensky do të pranojë shëmbime territoresh ose deri në cilën pikë mund të “kënaqë” Rsuinë për t’i dhënë fund luftës.

“Trump u tha udhëheqësve evropianë se mbështet një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke ia lëshuar territorin e papushtuar Rusisë në vend që të përpiqet të bëjë një armëpushim”, – shkruan New York Times.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb