Presidenti amerikan Donald Trump synon të takohet personalisht me Vladimir Putinin që javën e ardhshme, ka raportuar së fundmi New York Times, duke cituar dy persona të njohur me planin.

Raportohet se Trump planifikon të pasojë takimin e tij me udhëheqësin rus me një takim tjetër tripalësh midis tij, Putinit dhe Volodymyr Zelenskyt.

Trump i zbuloi planet në një telefonatë me udhëheqësit evropianë sonte në mbrëmje, thanë burimet e NYT.

Takimet raportohet do të përfshijnë vetëm Trump, Putin dhe Zelenskyy dhe nuk do të ketë asnjë homolog evropian.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb