Një i ri në moshë madhore në Nju Jork është bërë banori i parë në SHBA në gati një dekadë që preket nga poliomieliti, thanë zyrtarët e shëndetësisë shtetërore.

Pacienti  thuhet se ka zhvilluar paralizë nga virusi.

Zyrtarët thanë se personi ishte i pavaksinuar dhe ndoshta ishte ekspozuar ndaj një individi që mori një vaksinë që përmban virusin e gjallë të dobësuar.

Rasti i fundit i njohur në SHBA i virusit shumë ngjitës u regjistrua në vitin 2013.

Sëmundja u çrrënjos kryesisht nga një fushatë kombëtare vaksinimi që filloi në 1955.

Rastet vjetore ranë shpejt nga më pak se 100 në vitet 1960 në më pak se 10 në vitet 1970 dhe SHBA u shpall pa poliomielit deri në vitin 1979.

Në dekadat që nga ajo kohë, raste të izoluara të infeksionit të poliomielitit janë sjellë në vend nga udhëtarë të huaj.

Duke prekur kryesisht fëmijët, virusi shkakton dobësi të muskujve dhe paralizë, dhe në rastet më të rënda paaftësi të përhershme dhe vdekje.

Amerikanët zakonisht vaksinohen me një regjim tre ose katër dozash që fillon në moshën dy muajshe. Rreth 93% e të vegjëlve kanë marrë të paktën tre doza të poliomielitit, sipas të dhënave të vaksinimit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Virus edhe pse i dobësuar, në raste të rralla, mund të ndryshojë dhe të rrezikojë një shpërthim të ri.

Rasti i fundit i poliomielitit i raportuar në SHBA ishte një fëmijë shtatë muajsh që u zhvendos nga India në shtetin e Teksasit në vitin 2013.

Lajmi ka bërë që zyrtarët lokalë të planifikojnë klinikat e vaksinimit në shtetin e Nju Jorkut për sot dhe të hënën.

“Ne duam të vaksionojmë të gjitha ata që kanë nevojë,” tha komisionerja e shëndetësisë e kontesë Rockland, Dr Patricia Schnabel Ruppert në një konferencë shtypi të enjten.

Polio është endemike në Afganistan dhe Pakistan, por kohët e fundit është raportuar edhe në pjesë të tjera të botës.

Zyrtarët shëndetësorë në Mbretërinë e Bashkuar u bënë thirrje prindërve muajin e kaluar që të vaksinojnë fëmijët e tyre, duke paralajmëruar se virusi ishte gjetur në mostrat e ujërave të zeza në Londër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb