SHBA-Nuk është pritur aspak mirë ylli i Youtube Coby Persin, autori i skeçeve të shumta, kur i është dashur të ndërpresë një set fotografik të organizuar prej tij në New York.

Për të rënë në sy me BMW e tij I8 ai ka bllokuar trafikun në ‘Big Apple’. Një shofer është përpjekur të verë ‘drejtësi’, duke marrë një shkop bejzbolli dhe duke goditur makinën e Coby.

Disa në Twitter e kanë vlerësuar gjestin e qytetarit amerikan:”Duhet të bënte më shumë dëme’ komenton një përdorues, i ndjekur nga një tjetër newyorkez, që e quan ‘një hero’.

Mes shumë ofendimeve për Coby Persin, dikush është përpjekur ta mbrojë: ‘Shiheni se është falco, ose është një diçka e sajuar. Ju e dini shumë mirë që ai është pikërisht autori i shakave në Youtube’.
(da.xha/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb