Newcastle ka bërë një goditje të madhe në merkato teksa ka prezantuar Nick Woltemade. “Qymyrxhinjtë” kanë paguar plot 85 milionë euro për të bindur Stuttgartin, që të lërë të lirë sulmuesin.


“Jam vërtet i lumtur që jam në këtë klub të mrekullueshëm. Është një hap i madh në jetën time të largohem nga Gjermania, por të gjithë më kanë pritur shumë mirë, aq sa tashmë ndihem si në shtëpi.

Kam një ndjesi vërtet të mirë nga biseda me trajnerin se ky është vendi i duhur për mua për të arritur nivelin tim më të lartë. E di që atmosfera është e çmendur në stadium. Jam vërtet i emocionuar të luaj dhe të nis të shënoj gola këtu.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb