Në një kohë kur futbolli në Angli ka ndalur si pasoj e Covid-19, ka disa klube që po përfitojnë nga kjo situatë për të programuar të ardhmen. Newcastle është një prej tyre, një klub i famshëm në ishull por që ka humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm. “Qymyrxhinjtë” po përpiqen prej kohësh të ndryshojnë pronar, sipas të gjithë gjasave klubi do të përfundoj në duart e princit saudit, Mohammed bin Salman, një investim që do ti kushtoj afro 300 milion sterlina. Goditja e parë e pronarëve të rijnë do të jetë në stol, një trajner me emër të madh që do të ketë dorë të lirë në merkato për të ndërtuar një ekip konkurrues në Premier League.

Sipas mediave angleze, Newcastle ka kontaktuar prej kohësh me Massimiliano Allegrin, i pa punë që nga fillimi i këtij sezoni. Ish trajneri i Juves është nën kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në fund të sezonit, duke nisur nga qershori është një trajner i lirë. Ideja e tij nuk ndryshoj në asnjë moment, pavarësisht ofertave të shumta, Allegri dëshironte të niste një projekt të ri nga e para dhe Newcastle mund të jetë një opsion i mirë.
(BalkanWeb)
