Në vigjilje të ndërrimit të viteve, stafi i ‘Focus Media Group’ është bashkuar për të kremtuar Vitin e Ri që po troket…!
Një mbrëmje festive kjo e cila shënon veç festës dhe vlerësimin për punonjësit, që sikundër pronari i grupit mediatik, Z. Irfan Hysenbelli theksoi, është një ekip i përkushtuar.
“Kur thuhet lajmi jepet i pari, jeni ju ata që e jepni të parët dhe ky është tregues edhe në treg”-theksoi Z. Hysenbelli i cili zgjodhi këtë fundvit të vlerësojë kontributin e çdonjërit prej punonjësve të ‘Focus Media Group’, me një shënim për vitin 2016
“Do të ketë edhe më shumë përqendrim vëmendjeje nga ana jonë në News24 për ta zgjeruar më tej dhe për të përvijuar rritjen e suksesit”, -ishte ky një urim ndryshe për vitin 2016. (m.k/News24/BalkanWeb)
