Ndërprerja e transmetimit të televizionit News24 ka sjellë reagime të shumta nga fusha e medias dhe jo vetëm, të cilët kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj gazetarëve e profesionistëve të News24 të cilëve sot iu privua e drejta të kryenin detyrën si cdo ditë.

Për pushtimin nga forcat e policisë të ambienteve të News24, ka reaguar dhe reporteri në Parlamentin Evropian për Shqipërinë, Andrey Kovatchev i cili ka bërë thirrje për transparencë dhe mbrojtje të medias e gazetarisë së lirë.

Kovatchev shkruan se lajmet nga Tirana vijnë 2 ditë nga hyrja në fuqi e EMFA-së, një legjislacion historik që riafirmon lirinë e medias si shtyllën kurrizore të demokracisë.

Reagimi

Dy ditë që nga hyrja në fuqi e EMFA-së, një legjislacion historik që riafirmon lirinë e medias si shtyllën kurrizore të demokracisë. lajmet e fundit nga Tirana në lidhje me kontratën e qirasë të Panorama Group ngrenë pyetje. Unë bëj thirrje për transparencë të plotë dhe mbrojtje të medias dhe gazetarisë së lirë në Shqipëri.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb