Gazetari i News24 Osman Stafa ishte mbrëmjen e 8 janarin në Vadardhë të Sukthit ne Durrës, ku ndoqi nga afër një operacion evakuimi të ushtrisë shqiptare. Banorët e kësaj zone kanë kaluar një natë të vështirë, duke pasur banesat e tyre, bizneset, gjënë e gjallë, nën ujë. Në këtë fshat, lumi Erzen ka përmbytur qindra shtëpi, dukë bërë që qindra familjarë të evakuohen, pa pasur asnjë mundësi tjetër. Gjatë intervistës banori I evakuuar, I tregon gazetarit se nga përmbytja kanë humbur gjithçka.

Madje sipas tij, kjo është hera e pare që një përmbytje e tillë ndodh në këtë zonë. Ata nuk e shpjegojnë dot sesi ka mundësi që një përmbytje e tillë të ndodhë, teksa nuk ka pasur reshje të shtuara ditët e fundit. Gjatë këtij operacioni, ekipi I News24, iu bashku një ekipi të ishtrisë shqiptarë të cilët përgjatë gjithë ditës, (vetëm ky ekip) kishin evakuuar rreth 30 familje, nga të moshuar e deri tek fëmijë. Banorët kërkojnë që shteti t’i dëmshpërblejë, pasi nuk munden dot më për të punuar dhe të vendosin orenditë shtëpiake të cilat janë shkatërruar nga uji.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb