Plaçkitja që po i bëhet News24 ka bërë që shumë gazetarë të reagojnë, sepse një pjesë e tyre kanë dosje hetimore, sic janë ato të emisionit “Në Shënjestër”.

Kryeredaktori i këtij emsioni, Dritan Laci, thotë se policia po dhunon pa inventar, kur aty ka dosje hetimore të krimit të lidhur me pushtetin. Laci do të ndërmarrë hapa ligjorë, pasi ka edhe sende personale.

Dritan Laci: “Dhunimi i News24 por edhe i zyrës së emisionit ‘Në Shënjestër’, ku ruhen shumë dosje hetimore të krimit të lidhur me pushtetin, apo i aferave korruptive të qeverisë Rama, patjetër që do marrë një ndëshkim. Hapi i parë është ligjor, sepse në këtë moment ndër të tjera, po dhunohet pa inventar edhe zyra e emisionit ‘Në Shënjestër’, ku si kryeredaktor i emisionit janë dhe sendet e mia personale. Edhe pse nuk jam në Shqipëri, sepse kështu më gjeti kjo vaki, e di që tashmë që përgjigja është ligjore dhe dhëmbë për dhëmbë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb