Pas një ndërprerjeje të paprecedentë prej 10 ditësh, ekrani i News24 është sërish në transmetim.

Ndërprerja e imponuar e sinjalit të televizionit më të madh informativ në vend mori fund sot me rikthimin e tij pranë shikuesve tanë besnikë. Pas ndërhyrjeve arbitrare që e bënë të pamundur vazhdimin e transmetimeve nga ambientet e mëparshme, News24 ka gjetur forcën dhe rrugën për të vijuar punën nga një hapësirë e re, duke mos hequr dorë nga misioni i tij.

Img 0413
Img 0413

Ky rikthim është më shumë se një moment teknik; është një dëshmi e gjallë se liria e medias nuk mund të ndalet me urdhra, barriera apo tentativa të çdo forme për të heshtur zërin e së vërtetës dhe për të penguar të drejtën e informimit publik. Ai është fryt i besimit dhe mbështetjes së shikuesve që na kanë qëndruar pranë në ditët më të vështira.

Img 0414
Img 0414

News24 rikthehet më i fortë, më i vendosur dhe me bindjen se kjo nuk është një nisje nga e para, por vazhdimi i betejës sonë të përditshme për të sjellë informacion të lirë, të pavarur dhe të pandikuar për publikun shqiptar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb