Sot News24 rikthehet në ekranin tuaj pas 10 ditësh të vështira, ndoshta më të vështirat në historinë e News24. Për herë të parë që prej themelimit tonë, sinjali u ndërpre me forcë dhe punonjësit tanë u penguan të hynin në ambientet e punës. Ishte një ndërprerje e papritur, arbitrare dhe pa asnjë shpjegim zyrtar. Për 10 ditë, ky ekran i mungoi publikut shqiptar, ndërsa gazetarët dhe stafi i News24 u gjendën para një prove të rëndë – por nuk u dorëzuan.
Gjatë këtyre ditëve, ne kemi parë se sa e madhe është rëndësia e këtij ekrani për ju.
Qindra mesazhe, reagime e mbështetje nga qytetarë, shoqata të medias dhe partnerë ndërkombëtarë, si DASH, BE, OSBE, organizata nderkombetare te gazetareve dhe te drejtave te njeriut, organizata te shoqerise civile ne shqiperi etj na treguan qartë se News24 nuk është thjesht një televizion, por një hapësirë e domosdoshme për informacionin e lirë dhe të pavarur. Kjo mbeshtetje na motivoi qe ne nje kohe fare te shkurter, te paimagjinueshme per 2 dite, sipas premtimit që botuesi i medias bëri, të instalojmë teknologjinë dhe teë rikthehemi në transmetim.
Sot, edhe pse në një ambient tjetër, me modest, ne rikthehemi me të njëjtin mision dhe me vendosmërinë për të mos lejuar që e vërteta të vdese. Këto ditë kanë qenë një kujtesë e fortë se liria e medias është e brishtë dhe se duhet mbrojtur çdo ditë. Ne u përballëm me një heshtje të detyruar, por sot rikthehemi më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur për të qenë zëri i lajmit të besueshëm në Shqipëri.
News24 do të vazhdojë të jetë aty ku ndodhin ngjarjet, duke raportuar me profesionalizëm dhe paanshmëri. Falënderojmë nga zemra të gjithë ata që na qëndruan pranë, që ngritën zërin dhe që besojnë se fjala e lirë nuk mund të shuhet. Ky rikthim është për ju dhe falë jush.
Qëndroni me ne, sepse prej këtij çasti, News24 është sërish aty ku duhet të jetë, në ekranin tuaj.
(BalkanWeb)
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "
Balkanweb" mjafton të klikoni:
Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
-
News24 rikthehet në ekran pas 10 ditësh ndërprerje sinjali. Vijon beteja për informim të lirë!
-
“10 ditë të heshtur, sot po flasim me zë”/ News24 rikthehet në ekranet e shqiptarëve, qytetarët mesazhe mbështetje: Ju falenderojmë për këmbënguljen!
-
Juristi Jordan Daci: Asnjë dëm ndaj News24 s’do ikë pa u shpërblyer, gjykatat ndërkombëtare do të detyrojnë shtetin të paguajë
-
“Presidenti 3.5, kryeministri 4 mln lekë pension”/ Rritje pensionesh për qytetarët? Eksperti Kujtim Hoxha: Nuk është parashikuar në buxhetin 2025! Mund të ndodhë nëse…
-
“Institucionet do të japin llogari përse vepruan në mënyrë banditeske”, Myzyraj: Do të vijnë misione të huaja faktmbledhëse për atë që ndodhi në News24
-
Heqja e sinjalit të News24 dhe pengimi i gazetarëve të aksesojnë në godinë, Isa Myzyraj: Reagimi i OSBE-së tregoi se situata është serioze e delikate
-
“News24 po vuan arbitraritetin e pushteteve”, Prençi: ‘KAYO’ nuk është pjesë e Shtabit të Ushtrisë, forcat policore janë në shkelje të Kushtetutës
-
“Detyra e gazetarëve është mohuar në shkelje të Kushtetutës”, Teliti: Do të paguhet dëmshpërblim për News24. Sot Ardi Veliu vendos kush futet në godinën e televizionit
-
“Pronari i godinave të News24 që zaptoi “KAYO” është Bashkia e Tiranës”, Teliti: Tjetërsimi i jashtëligjshëm, s’ka vendim nga Këshilli Bashkiak. Do kërkojmë transparencë!
-
“Lajm shumë i mirë që News24 u rikthye në transmetim normal”, Belind Këlliçi: Fakti që shoqatat ndërkombëtare ishin pro News24, tregon dhunën e shtetit
-
“Vetting, i vetmi emision që flet për aferat e Ballukut”/ Sulmet ndaj News24, Këlliçi: Çmenduria s’ka fund, vazhdon të mos zbatohet vendimi i Gjykatës
-
Sulmi ndaj News24/ Analisti Shpend Gashi: U tentua të mbyllej një media me 250 punonjës. Më kanë bërë oferta të hesht…
-
Agresioni ndaj News24, Ahmataj: Është bërë masakër në dosjet e mia. Drejtuesit e TV s’më kanë censuruar asnjëherë punën time
-
“Të ndërpritet menjëherë bllokada ndaj Focus Media Group”, MFFR kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës: Çdo ditë ndërprerjeje është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së medias!
-
“Ka gjenocid ndaj mediave” – Balliu: News24 ka denoncuar afera monstruze, prandaj u tentua të mbyllej
-
Rikthimi i transmetimit të News24, drejtoresha Anila Jole: Botuesi i mediave me optimizëm të jashtëzakonshëm, gjithçka u bë gati për 48 orë
-
Agresioni ndaj News24! Genc Gjokutaj: Përfaqësuesi i shtetit gënjeu në Gjykatë. Duhet bërë reformë e qenësishme në drejtësi
-
‘Kjo është pengmarrje’- Genc Gjokutaj: Sulmi ndaj News24 është vetëgjyqësi shtetërore. Drejtësia jonë shkruan mijëra fletë, ia ‘gris’ Strasburgu
-
“Kush është Ardi Veliu të mos na lejojë të bëjmë detyrën? Do të mbajë përgjegjësi” – Çelmeta: Efektivët u detyruan të bllokonin News24. Ja mesazhet që më dërgonin
-
Rikthimi i transmetimit të News24, Jola Hysaj: Fitore e rezistencës së gazetarëve. Mësim për të gjithë, që mos dorëzohemi
-
Rikthimi i transmetimit të News24, gazetari Stafa: Ky TV është shtëpia ime. Sulmi ishte pa paralajmërim. Paligjshmëritë nga ana e policisë thërrasin e bërtasin
-
‘Rasti i News24 i paprecedent në Europë’- Salianji: Goditja e kësaj media, pabesi! Vjedhja e materialeve të gazetarëve është vepër penale
-
“’Çizmja’ analfabet dhe makineria ushtarake përballë News24 dhe gazetarëve”, Salianji: Kjo qeveri lufton me censurë! U prek liria për informim
-
“Ajo nuk është bazë ushtarake dhe s’ka të bëjë me territor ushtarak” – Avokati Jordan Daci: KAYO të hapë rrugën për gazetarët për te godina e dytë. Në Gjykatë thanë s’kemi pretendime