News24 po përballet prej tre ditësh me një represion të pazakontë policor gjë që solli edhe ndërprerjen e transmetimit për herë të parë në historinë e mbi 2 dekadave që nga krijimi. Teleshikuesit nuk arrijnë të ndjekin ekranin e tyre të dashur ndaj të cilit kanë qëndruar besnikë prej mëse 23 vitesh. Kjo, pasi policia ndërpreu sinjalin e televizionit më të madh informativ në mënyrë arbitrare dhe zaptoi godinën ku media ndodhet prej themelimit të saj në vitin 2002.

Gjithçka ndodhi, në një ditë krejt të zakonshme pune, në një aksion, të paparalajmëruar. Në orët e para të mëngjesit të datës 9 gusht, forca të shumta policore zaptuan ambientet e News24 dhe nuk lejuan gazetarët të nisnin punën.

Për uzurpimin e News24 nga Policia e Shtetit dhe mbylljen e sinjalit në mënyrë arbitrare kanë reaguar politikanë, gazetarë të njohur dhe qytetarë të shumtë.

Mijëra e mijëra ndjekës kanë dënuar këtë akt barbar, duke shprehur solidaritet për të gjithë punonjësit.

Gazetarët në protestë
“Demokracia vdes në errësirë”! Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë protestoi protestojë sot në 12:00 para godinës së News24, e cila prej mëngjesit të së shtunës është zaptuar nga Policia e Shtetit pa vendim gjyqësor, pa përmbarues dhe pa njoftim paraprak. Dhjetëra gazetarë, personazhe publike, politikanë dhe aktivistë morën pjesë në protestën solidarizuese me kolegët e News24. 230 gazetarë, staf teknik dhe punonjës të Focus Media News dhe Panorama Group nuk lejohen prej 2 ditësh të hyjnë në ambientet e News24, BalkanWeb dhe Panorama të cilat mbahen të rrethuara me efektivë të Policisë së Shtetit dhe asaj Ushtarake, duke krijuar skena të pazakonta dhe të padenja ndaj një media dhe për më tepër ndaj televizionit më të madh informativ në vend!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb