Pavarësisht zërave në verë, Neymar nuk lëvizi nga Parc de Princes. Sulmuesi i njohur qëndroi te PSG, për të ndihmuar ekipin për arritjen e objektivave.Legjenda e njohur braziliane Kaka ka dhënë një intervistë për BeIN Sport, ku shprehet se O’Ney dëshironte rikthimin te Barcelona.

“Ne jemi miq të ngushtë. Kam folur shumë me Neymar dhe padyshim që ai ka kaluar një kohë të keqe në PSG. Ai donte të kthehej në Barcelonë dhe kishte probleme me tifozët. Megjithatë, sot ai është i lumtur. Ai mendon se ka një projekt afatgjatë dhe ekipi është forcuar, synon të fitojë diçka vërtet të rëndësishme si Liga e Kampionëve. Ai është i lumtur në Paris dhe në PSG” – Tha ai.

54
54

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb