TIRANE

Pas lajmeve se janë ndarë, reperi Fero,u shpreh me nota tallëse dhe ironike gjatë një ‘Live’ në Instagram, ku tha se Arbenita Ismajli e ka lënë dhe po vuan shumë për këtë gjë.

“Më ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do t’i bëj 10 këngë se jam duke vuajtur”– u shpreh reperi.

Po ashtu nuk ka munguar një reagim as nga modelja, e cila ndonëse jo drejtpërdrejt e ka thënë fjalën e saj. Ajo ka ndarë një video në Instagram-in e saj ku thuhet: “Mendon se janë të rëndësishëm burrat? Për çfarë?”

Kujtojmë se kjo krisje e çiftit i ka habitur të gjithë fanstat, pasi vetëm disa javë më parë reperi ishte i ftuar në “Më Lër të Flas” ku tregoi se marrëdhënia mes tij dhe Arbenitës është shumë mirë.

“Me Arbenitën kuptohemi për çdo gjë, unë jam i thjeshtë, ndonjëherë e humb kohën me gjëra që nuk ia vlen, ajo më kupton për çdo gjë”,- u shpreh Fero.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: