Ndryshe nga Mbappe, Neymar ka pak dyshime për të ardhmen e tij. Sulmuesi brazilian ndihet i lumtur në Paris dhe dëshiron të vijoj bashkëpunimin me klubin francez. Neymar dhe PSG janë shumë pranë rinovimit të kontratës deri në vitin 2026. Sipas “TeleFoot”, ish sulmuesi i Barcelonës dhe drejtuesit e PSG kanë arritur një akord paraprak për rinovimin e kontratës, firma zyrtare tashmë është thjeshtë çështje kohe dhe detajesh.

Në Francë vijon të shpresojnë se me PSG mund të bashkohet edhe Messi, pavarësisht se me Laporta në krye të Barcelonës situata ka ndryshuar. Beson ende në një lëvizje të tillë miku i tij i ngushtë, Angel Di Maria. Në një intervistë për “BeIN Sports”, sulmuesi argjentinas u shpreh: “Nëse do të kem Messin si shok skuadre do të ishte diçka fantastike. Leo sot që flasim është ende një lojtarë i Barcelonës dhe ka një kontratë, të shohim se çfarë do të ndodh deri në verë”, theksoi Di Maria.
(BalkanWeb)
