Nuk është në kushte perfekte fizike, por në Brazil, në shtëpinë e tij, Neymar është rikthyer sërish të buzëqesh dhe të shënojë. Ylli brazilian realizoi një super gol për ekipin e tij në sfidën e radhës në kampionatin Paulista, në fazën çerekfinale.
Neymar ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke i dhënë avantazhin ekipit të Santos.
Kujtojmë që ky ishte goli i tretë i Neymar në këtë rikthim të tij në Brazil. Me pak ndeshje në dispozicion, Neymar ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 3 assiste.
(BalkanWeb)
