Ai mban rekordin e transferimeve në merkaton e futbollistëve, por sipas mediave në Spanjë Neymar është penduar shumë për kalimin nga Barcelona te Paris SG.

26-vjeçari i cili kishte një marrëdhënie mjaft të mirë me shokët e skuadrës dhe pjestarët e klubit te Barcelona, u bind në verën e 2017-s nga babai i tij Wagner Ribeiro për të shkuar në Francë pasi Paris SG do paguante 222 mln euro. Kjo ndikuar edhe nga rroga faraonike që sheikët i afruan.

Megjithatë, sapo përjetoi situatën në Paris, duke jetuar rivalitetin me Edinson Cavani për krye golashënuesin e ekipit, por edhe atë të talentit francez, Kilyan Mbappé, Neymar filloi të kuptonte se kishte vepruar gabim.

Pas disa muajsh sipas “Mundo Deportivo”, Neymar ndau me një nga drejtuesit e Barcelonës mes lotëve kërkesën për t’u kthyer në “Camp Nou”. Madje, i kërkoi ndihmë për këtë. Kjo është ëndrra e tij, pavarësisht interesimit të Real Madridit. Sidoqoftë, Barça nuk e konsideron rikthimin e Neymar. Ajo pretendon se është përforcuar dhe se për brazilianin nuk ka vend në ekip.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb