Seattle Seahawks janë kampionët e Super Bowl 2026. Në Levi’s Stadium të Santa Clarës, finalja e NFL-së nuk pati histori: skuadra e Seattle-it dominoi dhe mposhti New England Patriots me rezultatin 29–13.
Seahawks ndërtuan fitoren mbi një mbrojtje të jashtëzakonshme, që neutralizoi çdo përpjekje të Patriots për rikthim. Sulmi i Seattle-it menaxhoi ndeshjen me qetësi, duke kontrolluar ritmin dhe duke zgjeruar gradualisht avantazhin që në pjesën e parë.
New England, pavarësisht eksperiencës dhe emrit të madh, nuk arriti kurrë të hynte realisht në lojë. Ndeshja u drejtua që herët dhe përfundoi me një sukses të pastër për Seahawks, të cilët rikthehen në majën e futbollit amerikan në edicionin e 60-të të Super Bowl-it.
Në pushimin e ndeshjes, spektakli i Bad Bunny solli mesazhe uniteti dhe përfshirjeje, duke ndezur debat në opinionin publik amerikan, kjo pasi këngëtari portorikan këndoi në gjuhën spanjolle, diçka e papranueshme për presidentin e SHBA, Donald Trump, që e cilësoi diçka të tillë si mungesë respekti ndaj popullit amerikan. Një finale që i kishte të gjitha, përballjen e forte në fushë, spektaklin madhështor në Half-Time show, si dhe komentet e ploemikat që nuk mund të mungonin. E megjithatë një finale që konfirmoi pritshmëritë. Seatle ishte favoritja e madhe për të triumfuar dhe në fakt fusha e lojës e demonstroi diçka të tillë. Ky ishte titulli i dytë në historinë e NFL për Sehawaks..ndërsa në fushë Seattle festonte një titull të fituar me autoritet.
