Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama theksoi se nga 1 janari 2026 do të nisë rritja e pagës minimale në 500 euro, si dhe rritja dhe indeksimi i pensioneve duke vijuar dhe vitin e ardhshëm, përfshirë këtu dhe pagën minimale, rritjen e investimeve të huaja dhe të bizneseve të reja.
“Parashikohet që viti të mbyllet me një rritje ekonomike 3.9% që është një rritje kuptimplotë dhe mbase më e larta në të gjithë këtë pellg ë gjendemi ne. Bizneset e reja janë shtuar me 20% në 11 mujorin e vitit.
Investimet e huaja vetëm ne 3mujorin e 3-të kanë rritje me 10% dhe stoku i investimeve të huaja është domethënës më i lartë me mbi 10% krahasimisht me vitin e mëparshëm. Paga mesatare në 3 mujorin e 3-të ka rezultuar 833 euro që është një rritje domethënëse.
Kemi për pak ditë dhe hyrjen në fuqi të pagës minimale që shkon në 500 euro dhe do të prekë një numër të konsiderueshëm punonjësish. Kontributet për këta punonjës për 9 muaj do tëe paguhen nga punëdhënësit. Duke filluar nga tetori i këtij viti është kryer indeksimi i radhës i pensioneve.
Me hyrjen e vitit të ri nis dhe rritja e qëndrueshme e pensioneve përmes një mbështetje që do të shkojë duke u dyfishuar vit pas viti. Duke filluar nga janari pensionet do të rriten përtej indeksimit. Pensioni urban me vite të plota pune duke filluar nga janari do të rritet me 18 mijë lekë të vjetra në muaj, dhe do të dyfishohet në vitin pasardhës”, tha Rama.
