Sot, në studion e emisionit ‘Me Zemër të Hapur’ në News24, u trajtua historia e një gruaje 39-vjeçare, nënë e tre vajzave të moshave 23, 20 dhe 15 vjeç. Një rrëfim i dhimbshëm, i mbushur me sprova dhe sakrifica, që nis me dy martesa të dështuara dhe përfundon në një betejë të vazhdueshme për të rimarrë jetën në duart e saj. Nga martesa e parë ajo ka dy vajza, ndërsa nga e dyta një vajzë tjetër. Por përtej numrave dhe viteve, fshihet një realitet i vështirë, dhuna dhe presioni psikologjik kanë qenë të pranishme në të dyja martesat, duke e detyruar 39-vjeçaren t’u japë fund këtyre marrëdhënieve përmes divorcit.

Plagët nuk mbarojnë këtu. Pas divorcit të dytë, dy vajzat e mitura u larguan nga nëna dhe u sistemuan në shtëpinë e fëmijës, në bazë të një konsensusit mes saj dhe institucioneve përkatëse, me shpresën se kjo do të ishte një zgjidhje e përkohshme, derisa ajo të rimerrte veten. Por koha kaloi dhe gjërat nuk shkuan siç ishte menduar.

Sot, njëra prej vajzave ka mbushur 18 vjeç dhe ka dalë nga shtëpia e fëmijës për të nisur jetën e saj. Ndërsa vajza tjetër, vetëm 15 vjeçe, ndodhet aktualisht në Strehën “Zyber Hallulli”, duke vijuar të qëndrojë nën kujdesin institucional. Gruaja tregoi për emisionin e moderatores dhe gazetares Evis Ahmeti, kalvarin e gjatë të vuajtjeve të saj.

“Vij nga familje me shumë fëmijë. Jemi 7 fëmijë, 3 motra dhe 4 vëllezër, prindërit u divorcuan. Kur isha adoleshente u dashurova në moshën 16 vjeçe. 17 vjeçe jam bërë nënë. Familja e pranoi marrëdhënien time. Ndenjëm bashkë nja 4-5 muaj dhe më pas vendosëm që të krijonim familje. Kur vajza erdhi në jetë unë shkova dhe jetova afër nënës time. Pas lindjes së vajzës ai nisi alkoolin. Kur erdhi vajza tjetër në jetë ai nisi të ushtronte dhunë. Nuk tregonte kujdes për ne, për vajzat. Ndaj unë vendosa që të iki te nëna ime. Atje nuk e gjeta fushë me lule. Ai luante dhe bixhoz. Pas dy vitesh ndarje, kërkova divorc. Zonja nga Zvicra kur e mori vesh që isha divorcuar, më akomodoi aty. Sa u rritën pak fëmijët. Unë u futa në punë. Kështu vazhdoi dhe unë hapa divorcin. Fëmijët mi la mua gjykata. Zotëria nuk ka dhënë asnjë kontribut për rritjen e fëmijëve, ishte 50 mijë lekë të vjetra për secilën vajzë.

Ai nuk i dha asnjëherë ato para. Kam shkuar disa herë në zyrën përmbarimore, madje kontaktoja dhe me atë dhe më thoshte; bëj ça të duash, i more përsipër. Ai nuk takoi kurrë një herë vajzat. Ai thoshte; kur nuk kam sytë, nuk më duhen vetullat. Me dy vajzat kam marrëdhënie shumë të mira. Kur vajzat kanë qenë 9-10 vjeçe, kisha ditëlindjen në atë kohë dhe më thonë; ‘mami nuk kemi lekë që të të bëjmë një dhuratë’. Unë u them; ‘mami s’do dhuratë. Dhurata më e mirë për mamin është që të njihni babain’. Për këtë gjë ndihem fajtore. Vajzat i kam çuar vetë atje. Ai ka bërë martesë tjetër, ka një djalë. I kam çuar vajzat, madje i kam respektuar dhe djalin e tij. Mesa më thanë vajzat, gruaja e tij i ka trajtuar shumë keq dhe më mori në telefon në 2 të natës (I ka thënë një shprehje të keqe që për arsye etike se përmendi në tv).

Për martesën e dytë u bë shkas një shoqja ime. Por ai pati probleme të shëndetit mendor. Tani ai kishte probleme dhe u shtrua në spital. I kam kërkuar ndihmë dhe më është përgjigjur. Mora një shtëpi me qira dhe jetoja më vajzat. Kur kisha nevojë ai gjendej pranë nesh. Te kjo shtëpia me qira se dija se kush ishte pronari i shtëpisë. Pa kontratë e mora. Zotëria më erdhi në orët e vona dhe tentoi të më ngacmonte seksualisht dhe unë e gjuajta. Ditën tjetër në mëngjes unë ika herët në punë. Më pas e denoncova. Por më kërcënuan të afërmit e tij. Më pas u tërhoqa nga kërcënimi. Ne u gjendëm në mes të rrugës. Disa policë ku isha në atë qytet, më sugjeruan që vajzat çoji atje sa të rregullosh gjërat dhe pastaj merri. Vajzën e madhe e kisha te njerëzit e mi. Vajzën e dytë në klasë të tretë, e treta në klasë të parë. Gjatë kësaj periudhe kur mora shtëpinë dhe nisa punë, mora vërtetim dhe ia çoja. Sa herë që shkoja në punë, vija para orari te vajzat, i takoja. Sa herë që doja të merrja vajzat, bashkia më nxirrte një justifikim. Kam tentuar që të bëjë dhe vetëgjyqësi. Asgjë s’mund t’u ndodhte gjë vajzave të mia. I merrja dhe në verë vajzat në shtëpi. Vlerësimet i kam pasur pozitive. Kemi shkuar të dy bashkë për të marrë vajzën. Kur vajza e dytë mbushi 15 vjeçe, kërkuan që ta transferonin për në Shkodër. Unë i kisha të gjitha, me kontratë qiraje dhe me punë.

Institucioni kishte ndikuar që vajza në atë moshë të vendoste. Ajo hidhet nga muri dhe vjen në shtëpi te unë. U bë një mbledhje e bashkisë dhe më thanë që ‘vajza të shkojë një herë atje në Shkodër më pas do ta kthejmë’. Por s’ma kthyen kurrë. Gjatë kësaj periudhe kur vajza ngeli vetëm këtu, unë kisha takime intensive me të. Institucioni këtu duhet të lajmërojë para 6 muajsh. Por mua më njoftuan në orët e fundit. Ata më thonë; vajzën do ta transferojmë në Tiranë. Unë i them; ma jepni në shtëpi vajzën. Vajza e dytë nga Shkodra kishte dalë. Pse s’ma jepni i thashë; më monitoroni. Vajza ka rreth 6 muaj. Unë nuk ikja dot, por shkova pas 10 ditësh. Kur vajza e dytë kishte shkuar atje i kishte thënë; mua më japin ilaçe, por unë nuk i pi. Ajo iku nga institucioni dhe më mori në telefon. Më tha; jam në mes të Tiranës. I thash aty rri, dhe çova vajzën tjetër aty. Ajo e çoi në institucion. Më tha drejtoresha e institucionit; vajza ka ardhur me një xham, ka tentuar që t’i bëjë keq vetes.”, rrëfeu mes lotësh gruaja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb