Pas vendimit të SHBA-së për të pezulluar vizat me Shqipërinë, deputeti i PD-së Eno Bozdo shkruan se, kjo është hera e parë që pas vitit 1992 që shqiptarëve u hiqet e drejta për të aplikuar për vizë amerikane.
Bozdo u bën thirrje qytetarëve që në 24 Janar të dalin të gjithë në shesh, me një arsye më shumë (pas 1001 arsyeve), për të protestuar!
Reagimi i deputetit të PD, Eno Bozdo:
Kjo është hera e parë pas vitit 1992, që shqiptarëve u hiqet e drejta për të aplikuar për vizë, nga shteri më i madh dhe më i fuqishëm në botë!
Për 34 vite, Shqipëria dhe shqiptarët kanë njohur vetëm lehtësime në raport me lëvizjen e tyre drejt Evropës dhe SHBA. Në vitin 2009, në saj të qeverisjes së Partisë Demokratike, u arrit me sukses heqja e vizave me BE.
Në vitin 2009 Shqipëria iu afrua realisht BE dhe endrrës së saj evropiane.
Por ajo që ndodhi sot, është një zhvillim dramatik për keq. Nuk ndodh pa arsye, nuk ndodh pa shkak. Pas 1.1 milionë shqiptarëve të përzënë nga Edi Rama, SHBA bllokon procesin sepse Shqipëria nuk ofron më as stabilitet dhe as garanci. Qytetarët e saj duan të ikin përgjithmonë, sepse vendi gëlon nga krimi dhe korrupsioni, nga mungesa e shpresës dhe vrarja e të ardhmes. Të gjithë duan të ikin, dhe ky fakt është shkaku kryesor i pezullimit të vizave.
Është një goditje e rëndë për qeverisjen e Ramës, një karton i kuq dhe brutal për të, por si gjithmonë viktimat janë shqiptarët, pavarësisht bindjeve politike të tyre.
Në 24 janar, të gjithë në shesh, me një arsye më shumë (pas 1001 arsyeve), për të protestuar.
