Duke nisur nga 4 tetori deri në 15 nëntor Instituti i Statistikave do të fillojë rinumërimin e popullsisë dhe të banesave në vend. Faza pilot e censit kryhet në kuadër të përgatitjeve për aktivitetin e numërimit të popullsisë rezidente dhe banesave, i cili do te kryhet ne vitin 2022.

“Qëllimi kryesor i censit pilot është të provojë në kushte reale hartografinë, metodologjinë, strukturën organizative, sistemin e mbledhjes së të dhënave me tabletë, planifikim logjistik dhe ndërveprimin e të gjitha burimeve të planifikuara në vet numërimin aktual.”, tha Elsa Dhuli.
Pyetjet e përgatitura për qytetarët do të zbulojnë jo vetëm lëvizjen demografike të saj, por edhe nivelin arsimor, ekonomik dhe social. Për testin pilot janë përzgjedhur 50 zona të Shqipërisë.
“Janë përzgjedhur 50 zona censi në 9 bashki të vendit, Fushë Arrëz, Dibër, Tiranë, Kamëz, Durrës, Korçë, Pustec, Selenicë dhe Dropull.”, pohoi Dhuli.

Censusi i fundit është zhvilluar në vitin 2011 dhe kryhet një herë në 10 vjet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb