Deputeti i partia “Mundësia” Erald Kapri në fjalën e tij në Kuvend ka ngritur shqetësim për anulimin e interpenlancave me ministrin e Bujqësisë dhe me kryeministrin Edi Rama.

Ai theksoi se çdo çështje madhore e qeverisë është në hetim, por kjo nuk mund sjellë mungesë të interpelancave në Kuvend.

“Për fondet e IPARD është anuluar edhe interpelancë me kryeministrin Rama për mbrojtjen et ë dhënave në lidhje me KSHI dhe Air Albania. Pra na është anuluar. Çdo projekt madhor i kësaj qeverie është në hetim. Por nuk na është lejuar interpelanca. Nuk ka logjikë që të mohohet interpelanca. Edhe për Thumanë Kashar kemi dy vite  e gjysme dhe nuk bëhet. Ministri dhe qeveria duhet të japë llogari këtu. Dhe nuk mundet dot të ndalojnë parlamenti se është çështja në hetim. Ne duam të bëjmë interpelancat tona siç e vlerëson Kushtetuta”, tha ai.

Ai akuzoi qeverinë për vjedhje, ndërsa thekson se kërkesa për pranimin e interpelancës duhet të pranohet.

“33 mln euro janë vjedhur dhe shpërdoruar në Shqipëri. Ish-zyrtarë të lartë të PS, familjarë që kanë marrë fonde të IPARD kanë detyrë t’i kthejnë mbrapsht. Kanë kaluar mbi një vit që fondet duhet të ishin shpërndarë dhe se nuk mund të ketë IPARD 3, pa u zgjidhur ky problem. Pa kthyer mbrapsht 33 mln euro nuk mund të ketë fonde të tjera të fermerë shqiptarë. Se çfarë do të bëjë prokuroria këtë nuk e dimë, por qeveria nuk po jep asnjë zgjidhje. Detyra e qeverisë e duhet të ishte e thjeshtë merrte paratë dhe ua jepte fermerët. Por janë shpërdoruar dhe vjedhur”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb