Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona për vepra të ndryshme penale.

Mes të arrestuarve ka dhe të shpallur në kërkim për vjedhje apo dhe dhunë në familje.

NJOFTIMI I POLICISE
Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan shtetasit K. H., 21 vjeç dhe A. H., 31 vjeç, banues në Kashar, pasi gjatë kontrollit të automjetit me drejtues shtetasin K. H., dhe pasagjer shtetasin A. H., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar kokainë. Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së 31-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një përforcues grushti (dorezë metalike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin K. H., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, po nga këta specialistë, u ndalua shtetasi K. S., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte shpallur në kërkim, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin L. Sh., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë arrestuan shtetasin N. M., 40 vjeç, banues në Golem, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. R., 62 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb