Kongresi i jashtëzakonshëm i PS ka miratuar 5 vendime të propozuara nga Asambleja Kombëtare.

Tashmë në PS do të ngrihet një Komision i Posaçëm bashkangjitur analizës për zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit.

Një tjetër vendim është zhvillimi i zgjedhjeve të reja në strukturat vendore të PS si dhe hapja e partisë me një fushatë anëtarësimesh.

Po ashtu në PS tashmë do të funksionojë një regjistër digjital.

 

VENDIMET E MIRATUARA NGA KONGRESI

  1. Miratimi i Vendimeve të Asamblesë Kombëtare të Partisë:
    a. Vendim “Për ngritjen dhe funksionimin e Komisionit të Posaçëm të Analizës për Zgjedhjet e Përgjithshme të 25 Prill 2021”;
    b. Vendim “Për zhvillimin e analizave për rezultatin e zgjedhjeve të përgjithshme të 25 Prillit 2021”;
    c. Vendim “Për zgjedhjet e reja në strukturat vendore të partisë”;
    d. Vendim “Për zhvillimin e fushatës së anëtarësimeve të reja në parti”;
    e. Vendim “Për përfundimin e procesit të ngritjes dhe funksionimit të Regjistrit Digjital të Partisë”;
    f. Vendim “Për miratimin e Kalendarit Politiko-Organizativ të Partisë për periudhën Qershor-Dhjetor 2021”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: