Vladimir Putin pritet të përshkruajë pikëpamjen dhe potencialisht synimet e tij në lidhje me luftën e nisur që në shkurt në Ukrainë ditën e sotme.

Fjalimi i liderit rus pritet të zbardhë shumë mbi konfliktin dhe të ardhmen e tij pasi e gjithë bota përfshirë këtu vendet që i janë kundërvënë por edhe aleatët e tij edhe pse shumë herë më të pakët në numër.

Raportohet se seanca ku do të mbajë fjalimin presidenti rus mund të zgjasë disa orë, ndërsa thuhet se ai do t’i drejtohet Klubit të Diskutimit Valdai, një institut me bazë në Moskë, dhe mund të ketë gazetarët dhe analistë nga vendet e Perëndimit të cilët mund të drejtojnë pyetje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb