Në Barcelonë, stafi drejtues po punon për një projekt të ri, janë të fokusuar totalisht në gjetjen e një sulmuesi të ri, fundja Roberto Lewandowski është në moshë, 37-vjeç. Sulmuesi polak mbetet pikë referimi në fazën sulmuese, por pa diskutim Leva nuk përfaqëson të ardhmen. Ëndrra e madhe e Laporta-s quhet Erling Haaland, por në të njëjtën kohë është edhe objektivi më i vështirë i mundshëm, me biondin që sapo ka rinovuar kontratën e tij me Man.City.

Në kushte të tilla, drejtori Deco dhe pjesa tjetër e stafit po mendojnë për një tjetër emër. “Sky Sport” raporton se mes emrave që Barça po ndjek ka përfunduar edhe sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Fisnik Asllani. Sulmuesi i Hoffenheim po kalon një moment fantastik, kjo reflektohet edhe në vlerën e tij të kartonit në “Transfermak” që ka pësuar një rritje shumë të madhe nga 8 në 18 milionë euro. Asllani gjithashtu realizoi një gol 3 pikësh me shumë peshë për Kosovën në suksesin 0-1 në Suedi.

Një tjetër emër në listën e dëshirave është edhe Dusan Vlahovic. Sulmuesi i Juves është futur në vitin që i përfundon kontrata, në verë përfaqëson një okazion të vërtetë për Barcelonën pasi mund të sigurojnë falas shërbimet e tij. Për Vlahovic, gjithnjë nëse nuk rinovon me Juven, në verë pritet të ketë shumë konkurrencë pasi edhe Bayern Munich e sheh si pasuesin e Harry Kane.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb