Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24”, komentoi zërat e fundit që po qarkullojnë në media, lidhur me shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Gazetarja tha se deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje, ndërsa shtoi, se “News 24”, ka bërë një kërkesë zyrtare në drejtim të kryeministrisë për të mësuar më shumë rreth kësaj dinamike.
Gazetarja foli dhe për ngjarjen tronditëse që ndodhi një natë më parë në Elbasan, ku u ekzekutuan me breshëri plumbash Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku. Gazetarja tha se dy viktimat kishin precedentë të mëparshëm penal dhe Bitri, njihet si një person i afërt i Talo Çela, personi i dyshuar si porositësi i vrasjes së vëllezërve Haxhia në Durrës dhe njeriu që organizoi megagrabitjen e Rinasit. Sakaq, gazetarja theksoi se nuk përjashtohet mundësia se këta dy persona janë vrarë që Çela të dalë në terren dhe personat e tjerë të përfshirë ta kenë më të lehtë për të larë hesapet me të.
Atentati i ndodhur në Elbasan. Dy të vdekur tronditsin Shqipërinë, çfarë dihet për këtë ngjarje?
Klodiana Lala: Sipas të dhënave të deritanishme, janë parë nga kamerat e sigurisë dy persona të veshur me të zeza që kanë qëlluar me dy armë, të paktën 15 gëzhoja janë gjendur në vendin e ngjarjes. Makina është djegur më pas, rezulton të jetë e djegur në qytetin e Elbasanit. Deri më tani, ka dhjetëra të shoqëruar.
Përse përmendet Dubai?
Klodiana Lala: Dy viktimat ruheshin për shkak të aktivitetet të tyre kriminal. Autorët i kanë ruajtur dhe i kanë ekzekutuar. Kështu, policia është duke sekuestruar kamera, pranë banesave të tyre, apo vendeve që qëndronin. Lulzim Bitri ndërroi jetë në vend, ndërsa Çollaku disa orë më pas në spital. Bitri njihej si një mik i ngushtë i Talo Çelaj. Ai njihej si personi që ideoi grabitjen e Rinasit. Si dhe mendohet se është porositësi i vëllezërve Haxhia. Duke qenë se Lulzim Bitri shihej si një njeri që e ndihmonte atë dhe i afërt. Nga ana tjetër, vëllai i Lulzim Bitrit është personi i dyshuar se ka pasur rolin e vëzhgurit në masakrën e Bardasheshit. Ajo ndodhi për konflikte droge dhe baza, besohej se ishte në Dubai. Konflikti mes grupit të Dubait dhe Alibejt, ndodhi për humbjen e një sasie të madhe droge. Vëllai i Lulzimit, është mbajtur në rajon pas atit momenti, por nuk është arrestuar sepse s\u gjetën prova. I fundit në grupin e Alibejt që u vra, ishte Cakaj, i cili u vra para disa muajsh në Elbasan. Çollaku besohej se kishte luajtur rolin e vëzhguesit në vrasjen e Everest Cakajt. Në pamundësi për të vrarë Talo Çelën, grupet kriminale po eliminojnë personat që e mbështesin, për ta detyruar atë për të dalë në terren dhe larë hesapet.
Sa i përket avionit të rrëzauar dje në zonën e Kelmendit në Malësinë e Madhe, gazetarja Lala tha se dy janë pistat që po heton policia. E para ka të bëj me trafikimin e lëndëve narkotike, një dinamikë kjo e parë edhe në të kaluarën në Ishëm dhe Divjakë. Ndërsa hipoteza e dytë, ka të bëjë se mjeti fluturues ka shërbyer për transportimin e personave të shumëkërkuar nga policia. Megjithatë sipas gazetares efektivët janë duke hetuar dhe punuar në këtë drejtim.
Rrëzimi i avionit në Kelmend? Çfarë dihet për këtë?
Klodiana Lala: Kur erdhi në redaksi ky lajm, kishte dyshime të forta që në këtë formë është bërë trafik droge. Megjithatë policia e mohon një gjë të tillë. Deri më tani, refuzoj të them që është kategorike kjo gjë sepse do të duken të dhëna të tjerë. Në burime zyrtare, lihet të nënkuptohet që po verifikohet një trafik i mundshëm droge. Tre persona kanë qenë në bord, 2 malazez dhe një shtetas shqiptar. Policia duhet të hetojë se si një automjet erdhi aty dhe i ndihmoi. Për momentin pista e një aksidenti të mundshëm nuk ka fokusin e Policisë së Shtetit. Duhen parë dy medalje, nga njëra anë një trafik droge dhe e dyta lëvizja e personave shumë të kërkuar kriminal. Policia po përdor disa forma për të parë se cili është ky grup kriminal. Po pse është zgjedhur kjo zonë? Ne e dimë që në Malësinë e Madhe ka pasur gjithmonë probleme. Mendoj që faktet në mënyrë indirekte të çojnë drejt kësaj piste. Personat që kanë qenë në bord ende nuk dihet se ku janë. Një bari i zonës ka dhënë detaje në lidhje me karakteristikat e personave të pranishëm.
Avioni është nisur nga Mali i Zi?
Klodiana Lala: S’kam informacione për këtë. Policia thotë se nuk ka pasur asnjë send të paligjshëm në avion. Dy janë fokuset kryesore, një trafik i mundshëm droge dhe lëvizja, një mënyrë e re e të shumëkërkuarve për t’u mos u kapur nga policia. Kjo është mënyra se si ata po operojnë dhe lëvizin në këtë formë.
(BalkanWeb)
