Nga të ashtuquajturit “Avionë të Ditës së Kijametit” deri te çantë bërthamore top sekrete e Vladimir Putinit, ka shenja se Rusia mund të përgatitet për të ndezur një Luftë të Tretë Botërore bërthamore.
Putini ka paralajmëruar tashmë se do të përdorë armë bërthamore kundër Perëndimit nëse dikush ndërhyn në Ukrainë, por Britania i ka minimizuar paralajmërimet ruse si thjeshtë mburrje.
Megjithëse ekspertët thanë se shansi që Putini të përdorë armë bërthamore për të ndezur një luftë botërore nuk ka shumë gjasa të rezultojë në një ngjarje të vërtetë, ka shenja se Putini mund të përgatitet për të filluar një konflikt bërthamor, raportoi The Sun.
Aeroplanët “Dita e Kiametit”
Një nga aeroplanët specialë të Putinit të ashtuquajtur “Dita e Kijametit” për përdorim në rast të një lufte bërthamore me Perëndimin është parë duke fluturuar rreth Moskës ditët e fundit.
Një video rrëqethëse tregoi Ilyushin Il-80 duke fluturuar në periferi të kryeqytetit.
Il-80 pa dritare është një nga katër avionët e projektuar për të mbajtur në ajër zyrtarët e Kremlinit, në rast të një sulmi bërthamor.
Putini do të jetë në gjendje të udhëheqë Rusinë dhe të japë komanda për ushtrinë e tij, duke përfshirë urdhërimin e sulmeve bërthamore, nga posta e komandës ajrore. Ekuivalenti i SHBA-së janë aeroplanët Boeing E-4B të bazuara në aeroplanin 747.
Avioni gjigant i epokës sovjetike nuk është parë në një përkujtimore të “Ditës së Fitores”, ditë që përkujtohet më 9 maj, që nga viti 2010.
Rishfaqja e tij mendohet të jetë një shenjë që Putin dëshiron t’i dërgojë një mesazh paralajmërues Perëndimit.
Akt Bërthamor
Putini është parë gjithashtu disa herë të mbajjë atë që duket se është valixhja sekrete bërthamore e Rusiusë.
Muajin e kaluar, ai mbërriti në kozmodromin Vostochny me helikopter për të vizituar një port hapësinor me diktatorin Bjellorusi Alexander Lukashenko. Putin mbërriti në vendngjarje i shoqëruar nga shefi i tij i lartë ushtarak, i cili u pa duke mbajtur pajisjen e supozuar të lëshimit.
Vlaixhja sekrete mendohet se përmban aparatin e lëshimit për raketat strategjike të Kremlinit dhe shfaqja e saj shihet si një kërcënim rrëqethës për botën. Çanta, e cila ka një kod çelësi të personalizuar, normalisht është nën mbikëqyrje 24 orë në 7 ditë të javës, dhe kontrollon plotësisht arsenalin bërthamor të Moskës. Thuhet se ai mbikëqyret nga një oficer i armatosur i sigurisë, i cili shoqëron Putinin kudo që ai udhëton.
Valixhja, e quajtur Cheget në rusisht, u krijua në fillim të viteve 1980 dhe iu shfaq botës për herë të parë në vitin 2019. Sipas mediave lokale, në fakt nuk janë vetëm një, por tre valixhe në total. Prania e tij e dukshme në javët e fundit mendohet të jetë një shenjë se udhëheqësi rus mund të vendosë armë shkatërruese bërthamore në çdo kohë.
Kërcënimet e frikshme në televizionin shtetëror rus
Televizioni shtetëror rus, në një video propagandistike të çuditshme, ka kërcënuar se do ta “mbyste” Britaninë e Madhe nën një cunam radioaktiv. Në transmetimin rrëqethës, prezantuesi tregoi gjithashtu se si raketa më e fundit bërthamore e Kremlinit Satan 2 mund të asgjësojë gjithashtu Britaninë. Dmitry Kiselyov paralajmëroi opsionin e dytë të Rusisë për të “zhytur Britaninë në thellësi të detit” me “dronin robotik nënujor Poseidon”.
Në një grafikë rrëqethëse, ai paralajmëroi se raketa do të ngrinte një valë gjigante cunami deri në 1640 metra të lartë. Ai më vonë parashikoi se uji qëd o të ngrihej, duke arritur pothuajse në gjysmën e malit më të lartë të Anglisë, Scafell Pike në Lake District, do të përmbante doza të larta rrezatimi. Kjo sipas tij, do ta kthente atë që do të mbetej nga Britania, në një “shkretëtirë radioaktive”.
Kërcënimi i tij bazohej në pretendimet “të pabaza” nga media shtetërore ruse në javën e kaluar se Boris Johnson kishte kërcënuar se do të kryente një sulm bërthamor kundër Rusisë pa u konsultuar me NATO-n.
Downing Street e hodhi poshtë këtë si një shembull tjetër të dezinformimit të shpërndarë nga Kremlini.
SATAN 2
Ekspertët e televizioneve pro-Putinit, kanë kërcënuar gjithashtu më parë përdorimin e raketës RS-28 Sarmat.
Putin u mburr se raketa e tij bërthamore apokaliptike “Satan 2” mund të shpërthejë çdo mbrojtje. Ai tha se RS-28 Sarmat i fundit do t’i detyronte ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë, të mendojnë dy herë për ccdo deklaratë kërcënuese.
Predha vdekjeprurëse mund të fluturojë mbi 11.000 milje, të mbajë 15 koka luftarake dhe ka potencialin të shkatërrojë një zonë me madhësinë e Mbretërisë së Bashkuar në një goditje të vetme. Thuhet se është raketa balistike ndërkontinentale me rreze më të gjatë veprimi në botë. Kokat e veçanta janë të afta të shkëputen nga raketa kryesore 100 tonëshe përpara se të udhëtojnë drejt objektivit të tyre me shpejtësi hipersonike.
Bombat janë 1000 herë më të fuqishme se ato të hedhura nga SHBA në Hiroshima dhe Nagasaki në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Raketat mund të thyejnë të gjitha mbrojtjet moderne kundër raketave. Nuk ka asgjë të tillë askund në botë dhe nuk do të jetë për një kohë të gjatë”, deklaroi Putin.
Bunkerët nuklearë
Putin dhe rrethi i tij i brendshëm thuhet se jetonin në bunkerë bërthamorë top-sekret në mars pas pushtimit të Ukrainës.
Përdorimi i bunkerëve të sigurisë së lartë sugjeron se Putini mund të përgatitet të vendosë armë bërthamore. Lëvizjet e avionëve të përdorur nga zyrtarët e lartë të Kremlinit në mars treguan se Putini mund të ketë qenë në një strehë pranë Surgut në Siberinë perëndimore.
Sipas gazetarit investigativ Christo Grozev, për një periudhë kohe, ministri i mbrojtjes i Putinit, Sergei Shoigu, thuhet se është fshehur në një bunker pranë Ufa-s në Urale, 725 milje në lindje të Moskës. Teoria u mbështet nga vajza e tij Ksenia Shoigu, 31 vjeç, e cila vizitoi Ufa-n për ndoshta tre ditë nga 22 marsi, pasi spekulimet ishin të shumta se ministri i mbrojtjes kishte vuajtur probleme me zemrën.
“Jam absolutisht i sigurt që Shoigu është në një bunker. Duke ndjekur lëvizjen e avionit të tij, shohim fluturime shumë të shpeshta për në Ufa. Duke ditur se në këtë rajon ka edhe bunkerë të mbrojtur, kjo jep një përgjigje të qartë për vendbanimin e tij”, tha atë kohë Grozev, i cili ka lidhje me gazetën hetimore britanike Bellingcat.
Ai beson se Putini është një bunker tjetër diku tjetër. Më parë ka pasur pretendime se Putini kishte zhvendosur të afërmit e tij të ngushtë në një bunker në malet Altai, rreth 1,100 milje në juglindje të Surgut dhe 2,360 milje në lindje të Moskës.
(BalkanWeb)
